SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë/ Përfshihet nga zjarri servisi i telefonave

Një servis pajisjesh telefonike, ne afersi te sheshit ” Gerladina:, prane sheshit te agjencise se udhetareve në qytetin e Sarandës, te henen u përfshi nga zjarri ,
Servisi i përfshirë në flakët ndodhej në katin e parë të një pallati 9 katësh.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e zjarrit për të mos u përhapur nëpër katet e tjera të pallatit.
Në kohën kur ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur asnjë person në dyqan, pasi pronarët ishin larguar në shtëpi për pushimin e drekës.
Po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri me dëme të konsiderueshme materialesh.//

error: