Nga Eliza POPASCU
Është përkujtuar sot më 10 Maj, Dita Kombëtare e Rumanisë.
Organizator I këtij aktiviteti ka qenë Fondacioni Kulturor “Nicolae Iorga”, në Sarandë i kryesuar nga Pano Bakalli.

Me këtë rast, pranë bustit të Nikolae Jorgës në bulevardin dhe lulishten “Hasan Tahsini”, ku u zhvilluan një varg veprimtarish; morën pjesë përfaqësues të komunitetit vllah.(arumunë) nga rajoni i Sarandës dhe Delviëns, ambasadori I Rumanise në Shqipëri Octavian Șerban, banorë të Sarandës, njerëz të mediave të jugut etj,.
Nga bashkia e Sarandës ka qenë I pranishëm në këtë event sekretari i prgjithshëm i saj, Elerion Gjoni.
Ceremonia e këtij eventi, u hap simbolikisht me himnet kombëtare të Rumanisë dhe Shqipërisë, u pasua nga përshëndetjet e rastit nga Pano Bakalli, kryetar i Fondacionit Kulturor “Nicolae Iorga” dhe ambasadori I Rumanise në Shqipëri, Octavian Șerban,

Në keto përshëndetje është evokuar Dita e kombëtare e Rumanisë dhe rëndësia politike, historike dhe kulturore e saj.


Pjesë e këtij aktiviteti në Sarandë kanë qenë edhe mesha në gjuhën arumune(vllahe), e zhvilluar me këtë rast pranë bustit të historianit, akadamikut dhe albanologut Nicolae Jorga, e mbajtur nga kleriku me origjine vllahe, Gjergj Gjata si dhe një ekspozitë e pasur me fotografi dhe dokumenta kushtuar kësaj ditë te shënuar për rumunët dhe pakicat arumune(vllahe) që jetojnë kudo në botë./SARANDANEWS.Al///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI