Trupa e Policisë Bashkiake e Sarandës u përfshi per here te pare në një proces trajnimi dhe dhe çertifikimi nga Akademia e Sigurise. Kjo u mundësua falë bashkëpunimit mes Bashkisë dhe Akademisë së Sigurisë.
Ekspertë të kësaj Akademie drejtuan për disa ditë trajnimin e trupës së Policisë Bashkiake, që përfundoi me Çertifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake. U trajtuan tema të përgatitjes profesionale dhe aftësimit për të ofruar një standart të ri të shërbimeve policore në komunitet, sidomos në një qytet me profil të spikatur turistik, siç është Saranda.
U dhanë njohuri mbi veprimet juridike e proçeduriale të policit bashkiak, njohuri dhe aftësim veprimi në raste mbytjesh, gjakderdhjesh, djegiesh dhe aksidentesh. Po kështu, u bë aftësimi policor, me veprime praktike taktike policore, aftësin në njohjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit dhe rregullat e sigurisë për armët. Trajnimet profesionale përcollën njohuri të domosdoshme për të përballuar detyrën dhe për të rritur performancën e trupës së Policsë Bashkiake.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI