Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë muajit nëntor, janë vënë në pranga 16 drejtues mjetesh, nga këta 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Kontrollet e shtuara kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet. Gjithashtu, shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Si rezultat, gjatë muajit nëntor, janë ndëshkuar administrativisht në total 7533 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
✅ 3830 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
✅ 415 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✅ 22 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
✅ 43 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
✅ 222 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✅ 1917 drejtues për parkime të gabura;
✅1084 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjithashtu janë tërhequr gjithësej 17 leje drejtimi, nga të cilat 4 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 13 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia e Rrugore e DVP Vlorë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI