-Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga Policia e Sarandës, gjatë natës duke u gdhire e marte.
Eshte sekuestruar 140 kg kanabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur Koçekët te fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol, vune ne dukej burime policore lokale.

Droga është gjetur e futur në katër çanta dhe e braktisur nga trafikantët. Nga kontrolli i çantave janë gjetur 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.
Policia tha se “brenda këtyre pakove të mbështjella është parë se kishte lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila nga peshimi ka rezultuar një sasi prej 140 kilogramë. “
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, te cilet e kane braktisur sasine kanabisit te bere gati per transport ne destinacione te tjeraa, sapo kane pare levizje te dyshimta .///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota