SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Prefekti Mamaj, takimi i parë në bashki për mbarëvajtjen e sezonit

Paraditen e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak u zhvillua një takim i Prefektit Flamur Mamaj për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në fokus të takimit ishin një sërë detyrash, tërësisht pë turizmin.

“Menaxhimi i suksesshëm i sezonit turistik ishte fokusi i takimit të sotëm me Prefektin e Qarkut Vlorë dhe grupin e task forcës. Pikat kyçe të takimit:
Inspektimet e deritanishme dhe problematikat e hasura;
Amortizimi i akseve të destinacioneve turistike;
Stacionet e plazheve,sinjalistika,vrojtuesit e plazheve
Respektimi i 30% për plazh publik në stacionet e plazhit privat;
Vendparkimet;
Mjedisi,pastertia;Vendbazimet/korridoret ujore; Higjiena,certifikata 3D(Dezinfektim,Dezinsektim,Deratizim)
Funksionimi i pikave të informacionit për turistët”, bën publike në statusin e vet në fb, kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi.///

error: