Myslimanët në mbarë botën kremtojnë nesër Kurban Bajramin.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu i është drejtuar me një mesazh besimtarëve myslimanë.


“Të dashur besimtarë myslimanë, shqiptarë kudo që ndodheni. Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën, myslimanët kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë”, tha ai.

Ai shtoi se Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër.
“Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë. E kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndjejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste. I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe secilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë”, shprehet Spahiu.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat