SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Promovohet “Shtepiza e librit”

Ne prag te Dites se Edukimit, bashkia e Sarandes ka inicuar idene interesante te kryebashkiakut Adrian Gurma duke promovuar “Shtepizen e Librit” ne hollin e jashtem te institucionit.

Lëvizja kulturore “Sill një libër, merr një libër” eshte promovuar ne pranine e nje grupi qytetaresh, njerez te medias, intelektuale, etj,.

“Shtepiza e librit” si nje zgjua bletesh ka “punuar” pa nderprerje ne diten e pare per te funksionuar gjate javes se ardhshme e me tej ne vijim 

Ne diten e pare te “Shtepiza e L:ibrit” u paraqit vete kryebashkiaku Adrian Gurma se bashku me familjem e tij.

Nder frekuentuesit librit , me te lumtur jane pare pare femijet qe kane hapur “porten” e “Shtepizes se librit’”.

“Saranda e ka patur tradite biblioteken. Kjo eshte nje riperteritje. Nje ekran ei vogel. Nje atraksion per vendasit dhe te huajt qe kane blere shtepi e jetojne ne Sarande. Krahas marketit qe kemi, ky eshte nje market shpirteror. Nje ide e thjeshte dhe e bukur per te cilen ka nevoje qytetari sarandiot,”.-u shpreh Vangjel Xhani, perkthyes e guide turistike.

Kryebashkiaku Gurma me kete rast theksoi: “Kjo nisme nuk do te mbetet ketu do te shtrihet edhe ne pika te tjera te qytetit dhe territorit te bashkisie. Kjo eshte dallandyshja e pare qe do te pasohet me pika te tjera si nje zinxhir kulture ne te gjithe territorin e bashkise”.

Per gazetarin dhe shkrimtarin Panajot Zoto, “Kjo eshte nje nisme shume interesante. Jam shume i lumtur per kete nisme , solla librat e mi dhe mora te te tjereve. Ftoj koleget e mi te sjellin librat ketu ne menyre qe te njihen e lexohen nga qytetaret”.-tha Zoto.

“Eshte shprehje e nje kulture , e nje niveli te larte emancipimi si nje pike udhetimi drejt integrimit europian,- tha Sofokli Mekshi./SRANDANEWS.AL-R-SR///

error: