PRONONCIM Lidhur me publikimin e bërë në rrjete sociale mbi shpërblimin e Shoqatës Kulturore “Zëri i Bilbilit” për aktivitetet e organizuara prej saj në periudhën e sezonit veror 2022, sqarojmë se:
Pas paraqitjes nga Shoqata e mësipërme, me NIPT K83918992V, të projektit “Saranda në festë” dhe ”Ksamili në festë”, u miratua nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë, duke e shtrirë kalendarin e eventeve për shumë ditë radhazi. Pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin, Ky projekt i paraqitur e i miratuar nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë duke patur dhe mbështetjen e saj, është jetësuar në skenën qendrore të instaluar në shetitoren e qytetit të Sarandës, si dhe në Njësinë Administrative Ksamil, duke dhënë impakt të rëndësishëm për banorët dhe pushuesit e shumtë, që i ndoqën këto koncerte gjatë sezonit turistik. Theksojmë se eventet e projektit “Saranda në festë” dhe “Ksamili në festë”, janë të publikuara edhe në faqen zyrtare e rrjete sociale të Bashkisë Sarandë, si edhe në mediat vendore e kombëtare. Ato nuk kanë asnjë lidhje me pjesëmarrjen e Shoqatës “Zëri i Bilbilit” në aktivitetin politik të organizuar me rastin e hapjes së Tunelit të Skërficës, siç interpretohet në publikimin e bërë në mediat sociale. BASHKIA SARANDË///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI