Në prag të 27 shtatorit, Ditës Botërore të Turizmit, Bashkia ka vleresuar sot punen e pioniereve te guidave te para turistike.

Me kete rast, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, paradite ka ftuar në një takim të konceptuar si miniguidë, emrat më të njohur të udhërrëfyesve të brezit të turizmit të Sarandës. Takimi nis në orën 10:00 nga Bashkia, për t’u ndalur në disa prej aseteve turistike të qytetit të Sarandës, si: në Bazilikën-Sinagogë, në bunkerin simbol të kohës së izolimit, te Muzeu i Traditës, për të përfunduar te Galeria.



Gjate nje ceremonie kurorezuese honorifike per punen e palodhur te guidave te para turistike te qytetit dhe rajonit te Sarandes; Gurma ka ndare Çertifikata Mirenjohje per si dhe paketen e re promocionale turistike pergatitur nga Bashkia .

Disa nga guidat si Thimio Çoho, Polikseni Ikonomidhi, Aferdita Premti, Vagjel Xhani, etj., sollen kujtime nga eksperienca e tyre me turistet e huaj./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi