Punëtorët e firmës kanë ndalur ndalin punimet në lagjen nr.4 në Sarandë dhe shkak është bërë një predhë e Luftës II Botërore.
Policia tha se punëtorët e firmës “Hasab” gjatë punime që po kryejnë në Rrugën: “ Mitat Hoxha” mbi Portin Detar në Sarande kanë hasur në një predhë. Firma ka ndërprer punimet deri në ardhjen e Forcave Xheniere.
Dyshohet se predha e paplasur, mund të ketë lidhje me bombardimet nga palët ndërluftuese në Luftën e Dytë Botërore.
Në 20 shtator të vitit 2000 një anije peshkimi e Sarandës kapi me tratakoçën e saj fundore një minë që kishte lidhje me kohën e incidentit e famshëm të Kanalit të Korfuzit. Asokohe mina gjigande e kapur nga rrjetat e peshkimit u soll ne breg dhe njeri nga ekspertët xhenierë të ish Bazës së Marinës në Limion realizoi shperthimin e saj ne distance nga zona urbane../B.GËRXHUNI-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI