‘Sarande-Qafë Botë, me furgon/Ne paguajme bota na ndihmon’….!Ky duket se eshte motivi foklorik ende i fresket me motive nga Gramshi…Por timonieri sypatrembur i furgonit nga Gramshi, nuk i ka shmangur dot prangat e policise….
Policia sqaroi se : Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Frequently”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 35 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor Çukë – Sarandë, duke transportuar me një mjet tip furgon, 17 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore