Sasha dhe Misha, janë dy nxënësit nga Ukraina që kanë mbërritur në Sarandë duke u larguar me familjet nga vatrat e luftës agresive ruse në atdheun e tyre dhe që do të vazhdojnë tani mësimet në shkollën “9 Tetori”te qytetit bregdetar.

Për t’u uruar atyre mirëseardhjen kryebashkiaku Adrian Gurma vizitoi sot klasat ku ata frekuentojnë shkollën dhe u dhuroi simbolikisht nga një çantë shkllë dhe disa libra e fletore.

“Ne u kemi kemi sjellë çantën e shkollës dhe librat për Sashën dhe Mishën dhe kemi caktuar edhe një shumë monetare në simbol të dashurisë dhe solidaritetit tonë sarandiot për kushtet në të cilat u gjendën në mënyrë të pamerituar këto familje nga Ukraina”.-tha Gurma.


“Është një moment emocionues dhe një ditë e veçantë për mua, sepse takova dy fëmijë, dy nxënës nga Ukraina . Janë fëmijë që kanë ëndërruar dhe kanë ardhur të gjejnë një oaz paqeje pikërisht në Sarandën tonë të bukur .Ne sot në mënyrë simbolike u hapëm atyre dyert e qytetit dhe të shkollës për t’i riintegruar në jetën e tyre dhe për t’u dhënë mesazhi jo vetëm atyre po edhe qytetarëve të tjerë ukrainas të cilët Saranda i ka njohur deri më tash si turistë dhe për fatin e tyre të keq ,tani si njerëz që kanë nevojë për ndihëm tonë, per mesazhin se paqja, vlen më shumë se gjithçka tjetër. . -u shpreh Adrian Gurma, për ATSH-në në shkollën “9 Tetori” ku ukrainasit e vegjël Sasha e Misha do të frekuentojnë tani mësimet e lëna në mes nga lufta.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI