Kur mendohej se figura e tij ishte harruar se paku ne “gjuhe e artit” ne mjediset publik te Sarandes, vjen nje aktivitet i llojit kompeks kushtuar, pikerisht Neço Mukos, kolosit të polifonisë se Bregdetit
Burime zyrtare bashkiake bene te ditur se ditën e premte, më 21 tetor 2022, ora 11:00, duke nisur me zbulimin e pllakës memoriale në afërsi të ndërtesës së PTT Sarandë, për të vijuar në mjediset e Galerisë “Art-Saranda”; organizohet veprimtaria “Merrm’, o Val’, o Det…!”.

Mesohet se përmes saj do të hidhet dritë mbi personalitetin dhe kontributet e veçanta të Nestor (Neço) Mukos, kolosit të polifonisë së Bregut, këngës qytetare të Shqipërisë së Jugut dhe Shoqatës së tij Muzikore-Teatrore “Pif-Paf”, që la gjurmë të arta në traditën tonë kombëtare në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Duket se e gjtihe veprimtaria ka patur kujdesin dhe vemendjen e kryebashkiakut Adrian Gurma i cili kerkon qe te mos harrohen disa identitete kulturore e trashegimore te Sarandes e me gjere, te rajonit te saj.
Sipas programit te detajuar, Zbulimi i pllakës memoriale në vendin ku Shoqëria “Pif-Paf” jepte koncertet dhe shfaqjet e saj (pranë ndërtesës së PTT) do te jete hapi i pare i kesaj dite promocionale dhe homah qe do te vijoje me- nje Vizitë në stendat e ekspozitës fotografike nga aktiviteti i Grupit të Neço Mukos, të vendosura në hapësirën e jashtme të Galerisë “Art-Saranda”
Pikerist ne Galerine e arteve pamore te Bashkise do te pershendese kryetari Adrian Gurma qe do te pasohet nga referati: “Nestor (Neço) Muko: Kolos i Polifonisë dhe i këngës qytetare”, kumtuar nga Niko Kotherja, studjues dhe koleksionist .

– Këngë nga grupi i Himarës; – Dorëzim kryebashkiakut Adrian Gurma i librit “Lyra” të Neço Mukos dhe të pllakës origjinale të këngëve rregjistruar në Paris. si dhe kumtesa: “Neço Muko- themeltar i teatrit në Sarandë, personalitet me emër të madh” nga Prof. Dr.Josif Papagjoni; “Mbi profilin e grupit të Neço Mukos, përbërjen dhe aktivitetin e tij.”,kumtesë nga Timo Mërkuri, studjues i isopolifonisë ; do te pasohen nga : Këngë nga grupi i Sarandës; Përjetime: nga Eno Koço, muzikolog, i biri i Tefta Tashko Koço; Ceremoni e nderimit me Medaljen “Mirënjohja e Qytetit” për Nestor (Neço) Mukon dhe 8 anëtarët e grupit; Interpretime këngësh nga grupet e ftuara të polifonisë (Himarë + Sarandë) ; Vizita në eksponatet ku ekspozohen dokumenta dhe relike nga veprimtaria e Neço Mukos dhe Shoqërisë Muzikore-Teatrore “Pif-Paf”, etj., jane pjese e nje programi te pasur dhe me drite per nje figure interesante dhe ploot vlera te nje artisti qe ka lene gjurme ne kohe e tij deri edhe ne kohet e sotme moderne, me stilet e polifonise se famshme e unikale te Bregdetit jonian./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI