SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Së shpejti, Panairi i 11-të Mbarëkombëtar i Suvenireve me qasje Mjedisore “SARANDA 2023”

Së shpejti, në Sarandë do të çel siparin Panairi i 11-të Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore, “SARANDA 2023”.

Eventi si do vit organizohet nga Qendra Agjencia AJMMI me mbështetjen e përhershme të Bashkisë Sarandë, nën kujdesin e Kryebashkiakut Oltion Çaçi.

Sipas organizatorëve dhe burimeve të Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë e Sarandës, qëllimi i këtij eventi të përvitshëm është promovimi dhe nxitja e traditës mbarëshqiptare të artizanatit kombëtar shekullor, duke i dhënë Sarandës dimensionin e qytetit të panaireve ku shpalosen vlera të traditës shqiptare me një gjeografi mbarëkombëtare, me artizanë që mbërrijnë këtu nga Shkodra e Prizreni, Prishtina e Berati, Gjirokastra, Mitrovica, Saranda, Kruja, Korça, etj.,

Mësohet se President i këtij Panairi mbarëkombëtar është Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi. Suoas burimeve të AJMMI-t në këtë Panair kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 100 artizanë .

Supas traditës mbi 10 vjeçare, gjatë këtij eventi të brendit”Saranda”, përveçse çertifikimit të pjesëmarrjes jepen edhe çmime gjatë ceremonisë së veçantë.

Njkë vend të rëndësishëm në këtë event kulturor tradicional do të zënë edhe grupi i artizanlve nga Saranda dhe rajonbi i saj ku spkatin punimet origjinale relizuar në material druri, guacke, mozaiku, gëdhdëndjes së gurit, punimit të dorës me qëndisje, etj,.

Panairi i 11-të Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore, “SARANDA 2023”.krhas shumbl veprimtarive të tjera kulturore e artistike të realizuara deri tani; është edhe një nga atraksionet kryesore turistike që Bashkia e Sarandës i ofron publikut, turistëve shqiptarë dhe të huaj, gjatë muajit gusht ku poshënohet numri më i lartë i turistëve që ësht shënuar ndonjëherë./sarandaNews.al.///

error: