Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se ditën e sotme do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në kuadër të punimeve për ndërtimin e bypass-it të Sarandës.
Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, në intervalin orar 09:00–10:00.
Shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi dhe ka si qëllim hapjen e trasesë së rrugës.
ARRSH sqaron se procesi është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e punonjësve të policisë, pasi gjatë orarit të punimeve mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit. (Almarina GEGVATAJ)///
ME SHUME LAJME
Palasë Himarë. Kanosi bashkëshorten arrestohet 40-vjeçari
Nga Karaburuni te Syri i Kaltër e Butrinti, mbi 494 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë
Kartolinë gushti nga Saranda e kroçerave