SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Sot, 94 vite nga Dita e themelimit të Shërbimit Veterinar shqiptar

Dr.Agim Nelaj na kujton se sot, me 1 mars shënohet Dita e themelimit të Shërbimit Veterinar shqiptar. “Sot eshte dita e Veterinerit. Te dashur kolegë, Gezuar!-shkruan Dr.Nelaj..-Umbushen 94 vite nga dita themelimit te sherbimit veteriner shqipetar, ne 1Mars 1928 nga.Dr.Bilal Golemi.

Po kush eshte Dr.Bilal Golemi ?

Bilal Golemi u lind në Golem të Kurveleshit dhe në moshën 7 vjeç largohet nga fshati bashkë me familjen dhe vendosen në Stamboll.  Kryen këtu arsimin e ulët dhe të mesëm dhe Fakultetin e Veterinarisë ushtarake Turke që e mbaroi me rezultate të shkëlqyera.

 U specializua në fushën e mikrobiologjisë në Institutin e famshëm Pasteur të Parisit ku u shqua në fushën kërkimore shkencore dhe për këtë arësye i propozohet që të qëndrojë me punë në këtë Institut si bashkëpuntor shkencor i tij, gjë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

 Më gjerësisht për Dr. Bilal Golemi, mikrobiolog i famshëm, punonjës dhe pedagog në Institutin Pasteur të Parisit, ekspert i Organizatës Botrore të Shëndetësisë, i dekoruar nga qeveritë Franceze dhe Turke, martiri që ka eksperimentuar në trupin e vet, flitet ne  librat “Dr. Bilal Golemi”, botuar në vitin 1968 nga Dr. Vasfi Samimi dhe Dr. Hulo Hajderi si dhe libri; “Një jetë për shkencë e atdhe-Dr. Bilal Golemi”, me autor ManxharTaka, botuar në vitin 2010.

Në qytetin e Sarandës një rrugë mban emrin “Rruga Bilal Golemi”/SARANDANEWS.AL///

error: