Ka startuar tre dite me parë Turneu i Hapur Nderkombetar i Shahut ne Konjic te Bosnje & Hercekovines me pjesrmarrjen e 114 shahisteve nga Shqiperia, Bosnje & Hercerkovina, Kroacia, CHN, Serbia, Finlanda dhe Turqia.
Sipas trajnerit dhe Mjeshtrit te Shahut Lime Mihasi, ne kete event ndodhen edhe Mjeshtra te Medhenj, Mjeshtra Nderkombetar dhe Mjeshtra te FIDE-s.
Mihasi theksoi se fundi se ” Turneu zhvillohet me 7 raunde sipas sistemit zvicerjan nga data 26 Shkurt-1 Mars 2022 dhe se nga Shqiperia marrin pjese 18 shahiste nga Akademite e Shahut “Butrinti”, Teuta dhe Partizani.
Mesohet se Butrinti perfaqesohet nga kampioni i Sarandes Erald Mihasi dhe kampionet kombetar per moshat Eklea Omeri dhe Kelvin Kosta.
Ky turne-u shpreh Mihasi,- do te sherbejë shume per ngritjen e nivelit te tyre shahistik dhe permiresimin e koeficientit Elo.
Trajneri Mihasi ka falenderuar me kete rast kryebashkiakun Adrian Gurma per mbeshtetjen e vazhdueshme qe po i ben ekipit te shahut ” Butrinti”./SARANDANEWS.AL.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI