Sot u percoll per ne banesen e fundit kryetari i Partise Demokratike te Sarandes, Hariz Mëma.
Ne ceremonine e percjelles moren pjese qindra banore, te gjithe me maska anticovid, zyrtare lokale te PD-s, intelektuale, biznesmene, anetare dhe simpatizante te Partise Demokratike, etj,.
Ne kete ceremoni te përmortshme, kane qenë te pranisheme dhe disa zyrtare te larte te Partise Demokratike te Shqiperise si Edi Paloka, Nënkryetari i kesaj Partie, Enekelejd Alibeaj, etj,.
Edi Paloka gjate fjaleve te percjelljes vuri ne dukje kotributet e gjtihanshme shoqerore e politike te ish Kryetarit te Partise Demokratike ne Sarande dhe percolli dhimbjen dhe vleresimin per figuren e Mëmës edhe ne emer te kreut të Partise, Lulzim Basha i cili sot ndodhej me detyre jashte vendit .
Hariz Mëma, u nda nga jeta nje dite me pare krejt papritur nga nje atak kardiak . Mëma, 54 vjeç ishte drejtues i Deges se Partise Demokratike në Sarande prej vitit 2014. Me pare ai kontribuoi per riorganizimin dhe promovimin me sukses te deges se Shoqates “Laberia” ne Sarande.Hariz Mëma ka qene anetar i Keshikllit te Bashkise Sarande dhe kryetar i grupit te PD ne kete strukture vendimarrese.
Pas lajmit te trishte per ndarjen nga jeta te Hariz Mëmës kryetari i PD Lulzim Basha shprehu ngushellimet dhe dhimbjen e tij permes faqes se tij ne fb. Mes te tjerash, Basha shkruan: “Lajm i pabesueshëm ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Hariz Mëma. Jam i tronditur dhe pikëlluar pa fund kur mora lajmin se rruga e tij u ndërpre sot papritur, dhe turravrapi i tij i zakonshëm u ndal përgjithmonë, pikërisht teksa ishte në kulmin e energjisë dhe dinamikës së tij të pandalshme.Harizi fitoi betejën me Covidin por sot mori një goditje në zemër. Mendimet dhe lutjet e mija janë me bashkëshorten Teuta, vajzën Brikenën dhe dy djemtë Sinanin dhe Johanin, të cilëve ju gjendem pranë me gurin e rëndë të dhimbjes në zemër, me ngushëllimet e mija më të ndjera. Kjo është një humbje e madhe për komunitetin e Sarandës ku ai ka dhënë kaq shumë si sipërmarrës, si kryetar i shoqatës Labëria, dhe një qytetar zemërmadh dhe i përkushtuar për komunitetin dhe bashkëqytetarët e tij. Kjo është edhe një humbje shumë e rëndë për ne, për demokratët, ku ai prej dy mandatesh drejtoi me sukses degën e Sarandës, dhe për mua personalisht që kam humbur një mik të rrallë dhe bashkëluftëtarin e papepur të kaq shumë betejave. Do ta kujtojmë si përherë, fjalëpak e punëshumë, të vendosur, të dashur, të fortë dhe të qeshur.U prehsh në paqe mik i shtrenjtë!“
Per kete lajm te trishtueshem edhe deputeti Alket Hyseni u shpreh per Hariz Mëmën: “ Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë. Marr pjesë në dhimbjen e familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!“/////SARANDANEWS/AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI