Sipas burimeve te Parklut Kombetar te Butrintit në kodrën e Sotirës, në pjesën veriperëndimore të qytetit antik të Butrintit, ndodhet një repart me katër tunele-bunker nga periudha e Komunizmit që kumunikonin njëri me tjetrin. Ato ishin pjesë përbërëse e batalionit mbrojtës të vijës bregdetare të Sarandës dhe mbanin artilerinë e rëndë të tipit “top kundërajror 122-sh”.

Mendohet se tunelet-bunker u ndërtuan rreth viteve ‘70 dhe u bënë funksionale në 1973.
Nga pika më e lartë e Sotirës, shikimi arrin pamjen e plotë të Liqenit të Butrintit, deri në malin e Milesë në lindje dhe detin Jon e Korfuzin në perëndim.Nga lartesia 232 m mbi nivelin e detit syri te kap luginëza të vogla, të krijuara nga rrjedhat stinore të ujrave.(Fotot-Parku Butrint)/SARANDANES.AL///
Kodrat e Sotirës që formojnë pjesën juglindore të Gadishullit të Ksamilit dhe bregun jugperëndimor të Liqenit të Butrintit, ofrojne edhe nje destinacion turistik te ri. Ai lidhet me turizmin e kujteses per shkak të disa objekteve te fortifikimi nga periudha e komunizmit ne Shqiperi .

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi