SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDË-U përurua sot Konsullata e Nderit e Republikës Çeke, e para Konsullatë Çeke në Shqipëri.

  Sot në mesditë në Sarandë u përurua Konsullata e Nderit e Republikës Çeke, e para Konsullatë Çeke në Shqipëri.

Në ceremonië e organizuar me kërë rast, ishin të pranishëm Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, Jarosllav Ludva, kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, punonjës të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, punonjës nga Ambasada e Republikës  Çeke. në Tiranë, biznesmenë, operatorë turistikë, njerëz të medias, etj,.

Në një fjalë përshëndetëse në gjuhën shqipe, Ambasadori i Republikës Çeke, Jarosllav Ludva, vuri në dukje se “Ne si Republikë Çeke kemi çdo vit e më shumë turistë çekë në Sarandë, prandaj e kemi të nevojshme një Konsullatë”.

Ambasadori prezantoi me këtë rast Konsullen, Loreta Poda  Jorkiewitz

“Loreta do të jetë Konsulle Nderi e Republikës Çeke në Sarandë për të nidhmuar për forcimin e marrëdhenieve  dypalëshe jo vetëm në fushën kosullore por edhe ato tregtare, eknonomike, turistike, njerëzore,e etj.,’- vuri ne dukje Ambasadori Ludva.

Kryebashkiaku Gruma e përshëndeti me këtë rast hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës Çeke në Sarandë, duke theksuar se “Hapja e kësaj selie diplomatike është shumë e rëndësishme ndaj dua të falënderoj Ambasadorin  Jarosllav Ludva  që e bëri realitet idenë dhe premtimin e diskutuar disa muaj më parë.  Saranda, tha ai,- preferohet prej vitesh nga turistët çekël;ka qenë gjithmonë mikrpitëse   dhe kështu do të jetë.”

Sipas Konsulles së Nderit, Loreta Poda Jorkieëits., me zgjerimin e pranisë diplomatike  të Republikës  Çeke , kjo Konsullatë do të këtë në juridiksion  Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës duke thelluar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekkonomike, tregtare, kulturore, turistike, arsimore e njerëzore   mes dy vendeve duke patur aarasysh  mundësitë ende të pashfrytëzuara që ofron ky rajon I Shqipërisë”.

Konsullata e Nderit e Republikës Çeke në Sarandë është e para e njësi diplomatike e këtij lloji e Republikes Çeke në Shqipëri. Lajmi per hapjen e nej selie te tillë diplomatike çeke ne Sarande, ishte komunikuar në muajin korrik te ketij viti gjate nje takimi qe kryetari i Bashkise Adrian Gurma, pati zhvilluar me ambasadorin Jarosllav Ludva.

Kryediplomati çek ne Shqiperi, ne muajin janar 2020 e perfundon sherbimin e tij diplomatik ne vendin tone per te nisur kete detyre ne Shkup te Maqedonise se Veriut.

Pas vleresimit qe Gurma beri sot per Ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Ludva dhe kontributin e rendesishem te tij ne çeljen ne Sarande te Konsullates Çeke te nderit, i kujtoi miqesisht Ambasadorit se si nje Mik i Sarandes nuk do te jete larg nga Saranda, ca me teper, edhe shpirterisht,.

Ajo është gjjithashtu e para seli konsullore qe çelet ne Sarandes që pas vitit 1939.

Në Sarandë në vitet para Luftës së Dytë Botërore, kanë  funksionuar tri konsullata: greke, italiane dhe rumune.///

error: