U zhvillua sot në mesditë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës e drajtuar nga kryetari I këtij këshilli Asaf Stroka.
Përvec një numri të lartë të projekt vendimeve, këshilltarët kanë debatuara rreth disa çshtjeve që lidhen me rritjen e pagave të ulta për kategorinë e disa punonjësve në këtë bashki dhe kryesisht në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike si dhe mbi rishikimin e rregullores per funksionimin e sherbimit taksi të udhëtarëve.

Nga diskutimet e disa këshilltarëve si Mehmet Nelaj , Sinan Ahmeti, etj, është kërkuar arsyeja se përse prej vitesh, në pagat e ulëta të punonjësve kryesisht në ndërmarrjene shërbimeve publike, nuk është bërë asnjë rritje page. Për këto problematika, kanë informuar këshiltarët Teuta Stroka drejtore ekonomike, sekretari I pergjithshëm I kësaj bashkie Eleron Gjoni dhe specialisti Thoma Korini.

Propozimi i paraqitur nga këshilltarja Dafina Allkushi per vjtërsinë deri në 18 vite te automjeteve taksi në përdorim, është miratuar me argumenta në favor të kërkesave të shumë taksistëve të liçensuar.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI