Kompania Ujësjellës-Kanalizime, Rajoni Sarandë, po zëvendëson së fundi linjën e amortizuar në hyrje të qytetit.
Burime nga Kompania vunë në dukje: ” Duke qënë se linja e vjetër ka pësuar disa herë avari vitin e fundit ,tashmë kemi nisur shtrimin e 200 m/ l tub 315 mm linja kryesore e qytetit rruga “Skënderbeu” në hyrje të qytetit , e cila do te zëvendësohet totalisht me të re.”
Burimet thanë se Shtrimi i linjës së re po behet paralel me linjën ekzistuese dhe do të lidhet në moment që do të përfundojnë dhe testimet. Janë ende edhe 100 m/l në total/.

Pritet që investimet e kohëve të fundit të Kompanisë Ujësjellës-Kanalizime, Rajoni Sarandë, të mundësojnë një furnizim më normal për ujin e pijshëm në Sarandë, Ksmail dhe rrethinat e rajonit që mbulon kjo Kompani.


Në situatën kur qyteti i Sarandës është shndërruar prej një viti në një kantier investimesh të financuara nga FSHZH në infrastrukturën rrugore, shpesh në akset kryesore urbane krijohen problematika në qarkullimin e banorëve këmbësore si dhe të automjeteve./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI