
Një veprimtari për detarinë ndër vite u organizua në galeriën e Arteve të Bashkisë “ART Saranda.”
Në këtë vepritmari ishin të pranishëm dhjetra ish efektivë dhe efektivë aktual të Marinës, xyrtarë nga bashkia dhe prefektura, njerëz të mediave etj,.
Ishte I pranishëm edhe kryetari i bashkisë Adrian Gurma.

Aktivitetit u çel me një fjalë rasti nga ish ushtaraku i Marinës detare, Shefqet Kërcelli I cili foli për rrugën historike të detarisë shqiptare.
Adrian Gurma duke folur me këtë rast e vlerësoi eventin si një aktivitet kuptimplotë të veteravëve të Flotës ushtarakë detare. “Saranda pret cdo ditë turistë nga vendi dhe bota. Një nga portat turistike është deti.-tha ai, -Por detin nuk e kemi vetëm për turizëm, por edhe për zhvillime ekonomike.
Gurma e vlerësoi historinë detare të Sarandës. Ai shorehu mirënjohje për vepren dhe kotnributin e dhenë ndër vite nga njerëzit e detarisë në Sarandë e më gjerë..
Ai falenderoi gjithashtu për punën e bërë për ekspozitën e detarisë e cila u çel me këtë rast në eventin Dita e Detarisë.
“Ju na bëni të ndjehemi krenarë për atë cka përfaësoni-u shpreh Gurma duke ndare me këtë rast edhe një umër çertifikatash Mirënjohje .

Kreu I Bashkisë Gurma I ftoi detarët që aktivitete te tilla të jenë sa më të shpeshta në qytet, sepse I shërbejnë trashëgimisë së detarisë ndër vite dhe i bëjnë nder kësaj trashëgimine.

Në emër të kuadrove dhe marinarëve të ish Bazës detarë që kanë shërbyer nga viti 1969 e deri më sot në sarandë, foli Behar Xhani.


Për kontributet ndër vite Bashkia e Sarandë akordoi disa certifikata Mirënjohje në gjallje ose pas vdekjes, disa ish ushtarakë detarë si Gaqo Lepuri, Pilo Andoni, Gaqo Necka, Vilson Shkëlqimi, Panajot Çavo, Asllan Godo,etj,./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI