Policia në Sarandë tha se vijon operacioni policor i koduar “Volloder”.
Shkon në 3 numri i personave të arrestuar. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Burime policore bene me dije se ” Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Volloder”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: – K. O., 29 vjeç, banues në lagjen “Gjashtë”, Sarandë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Shtetasi K. O. ishte shpallur në kërkim, pasi në fshatin Nivicë, Himarë, i kishte dhënë me qira një magazinë, shtetasit K. M., i cili e kishte përshtatur atë si një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. M. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.//sareandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI