-Një magazinë e një hoteli në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme
Raportohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur edhe fikjen e zjarrit. Sipas informacioneve për Report Tv dhe Shqiptarja.com dhomat dhe mjediset e tjera të hotelit nuk janë dëmtuar. Po ashtu rapotohet se në hotel nuk kishte njerëz.
Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë bashkiake ndodhen në vendngjarje.
Vijon puna për vënien në kontroll të flakëve. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI