Prokuroria e Vlorës sekuestroi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro të shtetasit A.L. dhe subjektit “Rei Royal” shpk.
Prokuroria njoftoi se në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2022 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, u sekuestruan në total 17 pasuri, apartamente, garazh e njësi biznesi.
Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” për 2 pasuri të llojit “Pemëtore” në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L; për pasuri e llojit “Truall”, 2 apartamente, 12 pasuri të llojit “Njësi” dhe 1 pasur e llojit “Garazh” në pronësi të subjektit “Rei Royal”.
Dyshohet se pasuria është përftuar nga të ardhurat përmes krimit./(Marseda QEFALIA)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI