5 mijë pushues kanë frekuentuar këtë fundjavë plazhin e Spillesë dhe Vilë-Bashtovës.
Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se bashkia e Rrogozhinës ka marrë të gjitha masat e sezonit turistik lidhur edhe me situatën e krijuar prej COVID-19. Sipas saj, vizitorët e fundjavës janë shprehur të kënaqur nga shërbimi i ofruar.
“Mund të them që gjatë fundjavës ka pasur një fluks pushuesish, ku të shtunën kanë qenë rreth 2000 pushues, ndërsa të dielën rreth 3000 pushues. Pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur të kënaqur nga shërbimi që u është ofruar, në bazë edhe të kushteve që janë vendosur për shkak të pandemisë COVID-19″.
Dedej tha ndër të tjera se këtë vit është rritur numri i punonjësve të shërbimeve mbështetëse për pastrimin e plazhit si dhe punonjësit sezonalë. Po ashtu, sipas saj janë shtuar edhe koshat e mbeturinave përgjatë gjithë vijës bregdetare.
“Lidhur me përgatitjet paraprake që po bëhen për sezonin e plazhit këtë vit kemi filluar me pastrimin e tij me punonjësit e shërbimeve mbështetëse dhe punonjësit sezonalë. Kemi shtuar punonjësit për pastrimin e bregdetit. Gjithashtu, janë shtuar koshat në të gjithë vijën bregdetare, si dhe janë vendosur edhe flamujt e sinjalistikës. Ditën e enjte të javës së kaluar përfunduam me sukses aksionin e pastrimit në bashkëpunim me përfaqësuesit e prefekturës. Kemi bërë gjithashtu edhe pastrimin në plazhin e Vilë-Bashtovës”, tha Dedej.///
ME SHUME LAJME
Info PLUS. Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026