Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me shoqatat e operatorëve turistikë.
Në fokus të diskutimeve ishte përmirësimi i çështjeve të brendshme që lidhen me guidat turistike apo me licencat, si dhe përmirësimi i imazhit tonë në panairet ndërkombëtare.
Kumbaro theksoi se sezonin turistik këtë vit do ta nisim më herët e për këtë po bëhemi gati.
“E sigurt që sezonin turistik këtë vit do ta nisim më herët e për këtë po bëhemi gati që tani jo vetëm me strukturat tona, por edhe me konsultime me shoqatat e operatorëve turistikë. Duhet të përmirësojmë çështje të brendshme që lidhen me guidat turistike apo me licencat, por edhe ta përmirësojmë imazhin tonë në panairet ndërkombëtare”, shprehet Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi