/05/04/2020/ Javë e vështirë dhe më e trishtuar na pret, do të jetë një ‘Pearl Harbour ’ose si 11 shtatori”, tha kreu i shërbimit shëndetësor publik të Shteteve të Bashkuara, Jerome Adams.
Adams përsëriti fjalët e Presidentit Donald Trump i cili pranoi se do të ketë “shumë vdekje në javët e ardhshme”, duke folur për një “situatë të jashtëzakonshme që nuk është parë kurrë më parë”.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 8 500 persona me 1 340 vdekje të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se numri i vdekjeve ka arritur në 8 503, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara nga prekja e COVID-19 në 312 249./ANSA/ –
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI