Një makinë ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër e për pasojë është djegur plotësisht. Policia bën me dije se makina është shkrumbuar e gjitha por për fatin e mirë pa pasoja në njerëz

Rreth orës 16:02, në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volvo”, i cili drejtohej nga shtetasi Gj. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër. Nuk ka dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi