Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Civitella del Tronto të Italisë.
Shqiptari i quajtur Dritan Çobo 47 vjeç ka mbyllur në banesë gruan e katër fëmijët e ka tentuar që t’i djegë ata me benzinë. Mirëpo, aksidentalisht, ai ka djegur veten dhe për rrjedhojë ndërroi jetë pa arritur qëllimin e tij.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një nga djemtë e familjes ka shpëtuar motrat dhe nënën, duke i nxjerrë jashtë pa pësuar djegie.
Pasi ngjarja mori përmasa të mëdha, fqinjët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikëset, që shkuan në vendngjarje. Kur policia shkoi atje, Dritan Çobo ishte i pajetë jashtë shtëpisë.
Gruaja 37 vjeçe kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo është dërguar urgjentisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Fëmijët e saj, përkatësisht 20, 19, 17 dhe 5 vjeç fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim./mediait/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI