Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho analizoi aksidentin tragjik që u mori jetën 8 personave, ku mes tyre 7 ishin klandestine. Sipas tij, shkak për aksidentin janë bërë shpejtësia e lartë dhe numri i madh i personave që gjendeshin në automjet.
Hasho thotë se numri i madh i personave mund të ketë ndikuar në lëvizjet e shoferit, i cili mund të ketë rritur shpejtësinë në tentativë për t’u larguar nga policia.
“Duhet të kemi parasysh numrin e personave që kanë qenë brenda mjetit, mund të kenë qenë edhe 3 persona para duke penguar edhe shoferin. Aty duhet të ketë disa rrotullime të mjetit dhe vetë numri i madh i personave brenda mjetit ka dëmtuar njëri-tjetrin. Shpejtësia tej normave të lejuara që ka bërë një distancë aq të gjatë, nga rruga deri në buzë të lumit. Pavarësisht pengesave që ka pasur në dalje, energjia e mjetit ka qenë shumë e madhe, duke përfunduar në atë pikë”, u shpreh ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI