SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shpërblimet e Fundvitit, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Këshillit të  Ministrave për dhënien e shpërblimit për disa kategori të veçanta për festat e fundvitit.

Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar shpërblehen financiarisht, për vitin 2021, në masën 3 000 lekë, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) familjet dhe individët përfitues të ndihmës ekonomike, të përcaktuar në ligjin “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;

b) individët përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në ligjin “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;

c) individët përfitues të statusit, sipas ligjit për “Statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

ç) individët përfitues të statusit, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, që llogariten në shumën 413 658 000 lekë, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.///

error: