Qeveria synon optimizimin e potencialeve të pashfrytëzuara të turizmit detar, si një nga masat afatgjata për të mbështetur zhvillimin e sektorit të turizmit në vendin tonë.
Në draftin e reformave ekonomike 2022-2024, parashikohet harmonizimi i legjislacionit dhe procedurave aktuale, për të krijuar një kuadër rregullator modern, në përputhje me rregulloret e BE-së dhe ta përshtatur me nevojat dhe karakteristikat e veçanta të Ekonomisë Blu.Në këtë kuadër, synohet certifikimi i operatorëve të turizmit detar që ofrojnë aktivitete si: lundrimi për qëllime turistike dhe argëtuese, surfing, zhytja rekreative, windsurfing, water skiing, wakeboarding, motor uji, peshkim turistik etj.Licencimi i operatorëve të turizmit detar, sjell një ndikim pozitiv në standardet dhe sigurinë e shërbimit të turizmit detar. Kjo reformë do të ketë një efekt pozitiv edhe në nxitjen e konkurrueshmërisë duke vendosur standarde dhe rregulla të qarta për të gjitha subjektet që operojnë në këtë sektor. ///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.