Ish-Drejtuesi i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e emsionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me hedhjen në erë të një hoteli në qytetin e Sarandës para dy ditësh.
Ai deklaroi se krimi ka evoluar dhe se ka persona të cilët kanë aftësi për të vendosur eksplovizë në mënyrë shumë të saktë siç është pretenduar edhe në këtë rast.
Nga ana tjetër ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi se problemi i hetuesëve në këto momente është se sa persona janë angazhuar në këtë krim. Sakaq, ai shtoi se është e pamundur që kjo vepër të jetë kryer nga një person i vetëm duke gjykuar nga veprimet e zbuluara nga hetimet.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI