Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur për shembjen e hotelit me tritol në Sarandë, duke u shprehur se për vendosjen e eksplozivin autoritetet dyshojnë se kanë vepruar ekspertë. Në fjalën e saj në emisionin “Open”, Klodiana Lala tha se nga ngjarja bie në sy fakti se vendosja e tritolit është vënë nga ekspertë. Sipas saj, në kolonat e katit të parë të hotelit janë vendosur 50 kg tritol dhe se për këtë sipas autoriteteve personat që e kanë vendosur janë ekspertë.
Po ashtu, Klodiana Lala shtoi se Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastrueses se nuk ka përse të qëndrojë në punë dhe një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta për t’u larguar drejt Britanisë së Madhe.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI