Në Shqipëri, Inspektoriati Kombëtar për mbrojtjen e Territorit nisi sot paradite një aksion për prishjen e dy pishinave në mjediset e Prestige Resort, në zonën e plazhit të Golemit, në pronësi të Hysenbelliu Group, pjesë e të cilit janë dhe disa media të njohura të vendit. Përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, e cilësuan ndërhyrjen e sotme si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar linjën editoriale të mediave që kanë në pronësi. Por sipas autoriteteve, këto media po përdoren për shantazh ndaj institucioneve. Kundër veprimeve të autoriteteve u rreshtuan një numër i madh eksponentësh të opozitës.
Në Shqipëri, Inspektoriati Kombëtar për mbrojtjen e Territorit nisi sot paradite një aksion për prishjen e dy pishinave në mjediset e Prestige Resort, në zonën e plazhit të Golemit, në pronësi të Hysenbelliu Group, pjesë e të cilit janë dhe disa media të njohura të vendit. Përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, e cilësuan ndërhyrjen e sotme si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar linjën editoriale të mediave që kanë në pronësi. Por sipas autoriteteve, këto media po përdoren për shantazh ndaj institucioneve. Kundër veprimeve të autoriteteve u rreshtuan një numër i madh eksponentësh të opozitës./VOA///.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi