Në kuadër të vizitës në Greqi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, zhvilloi sot një tjetër takim me ministrin për Mbrojtjen e Qytetarit, Panagiotis Theodorikakos, i cili mbulon edhe çështje që lidhen me sigurinë dhe policinë.
“Diskutuam sot në Athinë për bashkëpunimin policor mes dy vendeve tona, për luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Kemi kaluar nga faza e shkëmbimit të informacionit në atë të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, çka dëshmon për nivelin e lartë të besimit mes policisë së të dy vendeve. Por sidoqoftë ka ende hapësirë për të intensifikuar bashkëpunimin e ngushtë dyaplësh”, shprehet Çuçi.
Një pikë tjetër e diskutimit mes dy ministrave ishte edhe qendra e përbashkët e bashkëpunimit policor dhe doganor që do të hapet së shpejti në Kakavijë.
“Kjo qendër është një instrument tjetër që do t’i shërbejë të dy vendeve tona dhe sigurisë së rajonit në tërësi”, tha Çuçi.
Dy ministrat diskutuan gjithashtu edhe për mundësinë e trajnimeve të përbashkëta të policisë së dy vendeve për çështje që lidhen me krimet ndërkufitare dhe emigracionin e paligjshëm.///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar