
Flamingot ngjyrë rozë kanë pu shtuar parkun e Divjakë-Karavastasë. Pamje të mahnitshme ofrojnë shpendët teksa qëndrojnë në breg të lagunës. Një harmoni ngjyrash në këtë fund sezoni dimri vjen nga laguna e Karavastasë. Flamingot janë gjallesat më të preferuara në atë zonë dhe shumë herë kanë rënë p re e gjuetarëve të paligjshëm.
“Nuk mbarojnë bukuritë që parku ynë Divjakë – Karavasta ofron. Guida jonë ndan gjithmonë me miqtë e saj shumë pak nga çka vizitoret marrin në teren. Fotot tona tashmë janë bërë hite brenda dhe jashtë vendit. Ia vlen ti kundrojmë këto perla së bashku. Bukuritë janë pa fund dhe ne si gjithmonë do t’i shfletojmë që ju të shplodheni sado pak edhe nëpërmjet faqes sonë”, shkruhet në faqen e parkut.


ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri