SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqiptari tenton arratisjen nga burgu në Maltë

Daniel Muka, një shqiptar i burgosur në Maltë ka tentuar të arratiset. Mediat vendase raportojnë se Muka ka tentuar të arratiset në 22 tetor, por plani i tij ka dështuar.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se të riut nga Shqipëria i është gjetur dhe një armë kur u arrestua.  Tashmë Muka ndodhet sërish në qeli dhe do përballet dhe me akuzën për tentative arratisje.

25-vjeçari shqiptar është dënuar pak muaj më parë pasi akuzohet për vrasjen e një çifti në Maltë. Sipas gjykatës, Muka është autori i vrasjes Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejowski.

Çifti është gjetur i vrarë nga policia në shtëpinë e tyre në Maltë në 18 Gusht të këtij viti, por Muka ka mohuar gjithmonë krimin.//

error: