Një 30-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar pasi akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje polake. Sipas mediave greke polakja ishte njohur me shqiptarin në Facebook dhe pasi kishin folur me njëri-tjetrin e kishte ftuar në shtëpinë e saj.
Por në këtë moment ai ka tentuar ta përdhunojë dhe kur vajza ka rezistuar ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe tentoi të arratisej. Por doreza e derës është thyer dhe shqiptari ka mbetur i bllokuar në banesë dhe është arrestuar, ndërsa vajza është transportuar me autoambulancë në spital. Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi rreth orës 23:00.
Vajza ka treguar në polici se ajo e kishte ftuar shqiptarin në shtëpinë e saj për të pirë dhe kur po bisedonin papritmas shqiptari i kërkoi të bënin seks. 23-vjeçarja refuzoi dhe më pas ai e ka goditur me shuplakë dhe e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup ndërsa ka tentuar t’i grisë rrobat. Shqiptari me kartë identiteti greke u arrestua ndërsa vajza u dërgua në spital.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI