Rruga e re Lëkurës – Kanali i Çukës në Sarandë do jetë gati te funksionojë kete sezon turistik.
Pas nje inspektimi rutine ne kete veper te infrastruktures ne qytet, kreu i Bashkise Sarandë, Adrian Gurma, ndau pamjet nga kantieri i ndërtimit të kësaj unaze.
“Po merr formë dhe eshtë drejt metrave të fundit rruga nr 1 Lëkurs-Kanali i Çukës, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në qytet dhe do t’iu japë vlerë pronave të qytetarëve në këtë zonë”, shkruan Gurma.
Unaza panoramike e Sarandës do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik, por do të japë në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.
Rruga e mesiperme ka nje gjatësi prej 2.33 km. Ako eshte e gjerë 11 m me gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m dhe ka trotuare në të dy anët e saj me të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore. Rruga ka nje vlere te shtuar edhe per banoret e kesaj zone.
Gjate inspektimit te zvkryeministrit Arben Ahmetaj pak kohe me pare ne kete aks te ri rrugor, ky i findit la porosi per prishjen sa me te shpejte te nje objekti-banese karabina 5 kateshe ne lotin e pare te rruges, e cila pengon ecurine e punimeve.
Saranda vleresohet si një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar do të lehtësojë lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror