Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në territor, ku më të dukshme parashikohet që shirat të jenë në zonat veriore.
Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të kemi dhe reshje në formë rrebeshi. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht moti në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi