Policia eshte ndalur sot ne Kelcyre ne nje aksion per kontrollin masiv te territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.aksion Sipas policise, strukturat e angazhuara po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore. Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 95 punonjës policie dhe tre dronë.
Policia konstatoi një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasin G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
NJOFTIMI/
Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Kontrollet janë alternuar nga ajri dhe toka.
Shërbimet policore që kontrolluan me këmbë, për disa orë, zonën e Këcyrës, konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasin G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi