Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili ndodhet që prej orëve të para të mëngjesit në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosa deklaroi se shkak për përmbytjet është dhe një problematikë e trashëguar që nga ndërtimi i autostradës Fier-Vlorë nga qeveria Berisha.
Sipas Ballës, ura në autostradën Fier-Vlorë, e cila është ndërtuar atëherë kur ndërtoheshin rrugët shkel e shko, ka dhe ka krijuar një mbyllje të grykëderdhjes së lumit Vjosë dhe natyrshëm duke krijuar mbylljen e grykëderdhjes edhe presioni vjen dhe rritet.
“Kemi dhe një problem të trashëguar me një urë të ndërtuar në autostradën Fier-Vlorë, e cila është një urë e ndërtuar atëherë kur ndërtoheshin rrugët shkel e shko dhe ka krijuar një mbyllje (hinkë) të grykëderdhjes së lumit Vjosë dhe natyrshëm duke krijuar mbylljen e grykëderdhjes edhe presioni vjen dhe rritet. Ka ardhur koha që me autoritetin rrugor ta zgjidhim përfundimisht historinë e asaj ure për ta ribërë dhe njëherë nga fillimi dhe për të zgjeruar pjesën e grykëderdhjes sepse ndryshe do të kemi gjithmonë këtë situatë”, deklaroi Balla. /atsh///
ME SHUME LAJME
Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature
Saranda vijon të tërheqë mijëra turistë, vlerësohet deti, mikpritja dhe çmimet
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI