-Situata në pikën kufitare të Kakavijës është tepër e qetë, pasi mesa duket emigrantët shqiptarë kanë vendosur që të mos kthehen në vendlindje për pushime. Ndryshe nga çdo vit tjetër edhe pse jemi në prag festash, numrat e emigrantëve që kthehen tek familjarët e tyre janë të ulëta.
Gjatë 24 orëve të fundit në doganën e Kakavijës, kanë hyrë vetëm 760 emigrantë, ndërkohë që 424 të tjerë janë larguar drejt Greqisë. Ndërkohë krejt ndryshe vërehet situata në Durrës, ku ka dyndje të emigrantëve shqiptarë në Itali që kthehen në atdhe për festa. Për të përballuar fluksin, në doganë po punohet me 20 sportele.///argjiro///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi