Nga Shkëlqim HAJNO
Me Bobin, një kafshë e dashur dhe paqësore në lagjen nr. 4, lidhet historia e një çifti holandez që banoi si rezident prej disa vitesh në Sarandë, qytetin e preferuar të tyre në Shqipëri dhe iu desh të largoheshin me ngut në pikun e pandemisë globale nëpërmjet Qafë Botës drejt Greqisë e më tej në vendin e origjinës.

Ishte një ikje dramatike si ikjet e hebrejve në kohët e viteve ’30-’40 nga Gjermania…që nuk mund ta merrnin të gjithë pasurinë e shtëpive dhe dyqaneve të tyre në rrugëtim.

Por, në çastin e kalimit në traun e doganës nga pala shqiptare çifti i larguar me ngut, u kujtua se për Bobin nuk kishin me vete asnjë dokument.

Atëhete çifti u pikëllua dhe iu lut një polici dhe një doganieri shqiptar që t’u bënte një nder dhe t’u jepte besën se do ta plotësonin: Ta merrnin me vete Bobin dhe ta linin në Lagjen e nr.4 (Kodër) në Sarandë, në lagjen e tyre ku banuan për disa vite.
Punonjësi i doganës dhe polici i Sarandës e mbajtën fjalën e dhënë . E lanë Bobin pranë një lokali në unazën e Kodrës.

Nga ajo ditë, megjithëese kanë kaluar mbi tre vite , Bobi qëndron në pritje të të zotëve që do të kthehen ndoshta një ditë në pragun e lokalit “Oxhaku”, aty ku të zotët e tij darkonin ose drekonin dhe ai i priste qetësisht te pragu.

Ede, nuk dihet çka ndodhur me shtetasit e moshuara holandez.
Por Bobi qe pronarët e disa lokaleve e thërrasin edhe Bubi, ende i pret, si ai qeni i Filmit te bukur “Haciko” që na preku të gjithëve.

Pronarët fisnikë të lokaleve në Kodër e ushqejne rregullisht dhe ai qëndron paqësor, i vaksinuar dhe i sheh të gjithë ne sy që hyjnë e dalin prej lokalit dhe sikur i pyet me trishtimin e tij: “O njerëz të mirë! Mos i patë vallë zotërinjët e mij?!…”/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI