– Është nxjerrë dy herë nga rrënojat brenda një jave. Herën e parë ishte shtatzënë, ndërsa herën e dytë me foshnjën e saj të porsalindur. Ky shpëtim i pabesueshëm ka ndodhur në Jidayris, në Sirinë Veriperëndimore.
”Dima ishte shtatë muajshe shtatzënë, kur një pjesë e shtëpisë së tij u shemb gjatë tërmetit të 6 shkurtit. Ajo u nxor nga rrënojat me plagosje të lehta dhe solli në jetë vogëlushin e saj, të cilin e quajti Adnan, në një spital në Afrin, i mbështetur nga organizata ‘Sirian American Medical”, shkruan ”The Guardian”.
Ata u kthyen në shtëpi, por ajo banesë, e vetmja e mundshme në një vend ku ndihma mbërrin me një pikatore, u shemb plotësisht tre ditë më vonë. Nënë e bir u nxorrën sërish nga rrënojat dhe kjo për herë të dytë. Adnani u shtrua në spital dhe vuan nga dehidratimi i rëndë dhe verdhëza, ndërsa Dima ka marrë lëndime në këmbë.
Por, vogëlushi po u përgjigjet mirë trajtimeve. ”Ne thjesht po e ushqejmë atë dhe po e kalojmë në pikime intravenoze”, tha pediatri që po e trajton. Mjeku Abdulkerim Hussein al-Ibrahim publikoi foto të vogëlushit duke fjetur i qetë brenda një inkubator me kyçin e dorës të lidhur në një pikim intravenoz.(Siri, 14 shkurt /ATSH-ANSA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI