– Një vogëlushe e braktisur në një qese plehrash u shpëtua nga një qen endacak, shkruan luce.lanazione.it. Historia e pabesueshme vjen nga kryeqyteti Tripoli i Libanit, ku një kalimtar u tërhoq nga të qarat që vinin nga thesi që kafsha mbante butësisht në gojë dhe bëri zbulimin më të jashtëzakonshëm të jetës së tij.
Brenda çantës ishte një vajzë e gjallë. Krijesa u dërgua me urgjencë në spitalin qeveritar në Tripoli për të marrë trajtimin e nevojshëm. Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë vogëlushen me mavijosje të kuqe në fytyrë dhe trup, por fatmirësisht ajo tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. “Një grua e panjohur e futi vajzën e vogël në një çantë, ”të zezë si zemra e saj”, pranë komunës së Tripolit ndërsa vogëlushja u shpëtua nga një qenush, shkruan gazeta dixhitale libaneze Safir Al Shamal.
“Është e pamundur të dihet nëse ‘gruaja e keqe’ që hodhi fëmijën kishte synuar ta hidhte në atë zonë që qentë ta përfundonin dhe t’i hanë kufomën, por në të gjitha rastet qeni që e tërhoqi zvarrë ishte më human përballë brutalitetit dhe kriminalitetit të kujtdo që e hodhi, pavarësisht nga arsyet dhe shkaqet”, shkruan gazeta. Gjesti i paimagjinueshëm pothuajse ‘njerëzor’ i qenit ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të birësuar fëmijën për t’i garantuar asaj një të ardhme më të mirë.
Episodi gjithashtu ndezi reflektime se sa e padrejtë është të konsiderosh qentë si kafshë jo të besueshme, duke demonstruar se ata zotërojnë një humanizëm, mirësi dhe inteligjencë që mund të tejkalojë atë të disa njerëzve. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI